1 vit nga dasma, Sara Hoxha i bën dedikim të veçantë Ledionit - Bota Sot
1 vit nga dasma, Sara Hoxha i bën dedikim të veçantë Ledionit

Bota e Yjeve

1 vit nga dasma, Sara Hoxha i bën dedikim të veçantë Ledionit

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 08:56
Ledion Liço dhe Sara Hoxha

Edhe pse djali i tyre kishte lindur, para një viti,moderatori i njohur Ledion Liço dhe trashëgimtarja e Top Channelit, Sara Hoxha kurorëzuan me martesë dashurinë midis tyre.  

Ata organizuan një dasmë përallore në Como, Itali.

Përpara një viti, dasma e tyre u komentua shumë nga mediat. Një ndër momentet më emocionuese të dasmave, është pikërisht momenti para altarit.

Image

Ditën e djeshme, nostalgjike për atë moment të shenjtë dhe me rastin e përvjetorit të martesës, Sara ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në instagram momente nga një ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e saj. Ajo ka publikuar video nga dita e dasmës, disa minuta para se të shkonte drejt altarit. 

Në njërën ndër videot shfaqet Sara, shoqëruar nga grimieri i cili po i bënte rregullimet e fundit.

Image

Në videon tjetër shfaqet e shoqëruar me mamanë e saj dhe me motrën, Lorin, të cilat s’kishte si të mos i kishte pranë në një moment aq të lumtur të jetës së saj. Kujtojmë se Sara është nënë dhe ka një djalë, ndërkohë që pret dhe një fëmijë të dytë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...