Jo vetëm në klipin e Feros, Arbenita ka qenë modele dhe në projektin e dy reperëve të njohur

Bota e Yjeve

Jo vetëm në klipin e Feros, Arbenita ka qenë modele dhe në projektin e dy reperëve të njohur

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:34
Arbenita Ismajli

Arbenita Ismajli ka bërë që të gjithë sytë të kthehen nga ajo dhe kjo për shkak të raportit të saj me reperin e njohur, Fero. Prej disa muajsh dyshja konfirmoi publikisht në llogaritë në rrjetet sociale se janë në një lidhje dhe ndihen më të dashuruar se kurrë. Madje së fundmi bukuroshja u shfaq dhe në një prej klipeve të të dashurit të saj, me titull ‘Ride Or Die’, i cili ishte një dedikim i Feros për të.

Megjithatë nëse do të kthehemi në vitin 2015 do të dallojmë se Arbenita ka qenë pjesë e xhirimeve të këngës me titull ‘S’jena mo’ nga dy reperët Majk dhe Ghetto Geasy. Ajo shfaqet në sekuenca të ndryshme të klipit, i cili u publikua në muajin gusht të 4 viteve më parë.

Ndonëse koha ka kaluar, duket se Ismajli nuk ka ndryshuar aspak nga ajo periudhë. Me siguri në të ardhmen Arbenita do të vazhdojë të shfaqet në të tjera projekte muzikore pranë të dashurit të saj apo artistëve të tjerë të njohur nga estrada shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat