Kanë mbetur edhe dy ditë nga ditëlindja e moderatores së njohur, Luana Vjollca, por dhuratat kanë nisur që sot.
Më 2 shtator, Luana do të festojë 27-vjetorin e saj të lindjes. Dhurata e parë për moderatoren është super buqetë me trëndafila të kuq!
Ka qenë stilistja e saj, Blerina, ajo që e ka surprizuar Luanën e para. Por moderatorja mendon se kjo dhuratë ka një tjetër qëllim:
“Dhuratat e ditëlindjes filluan, po pres të tjera unë! Blerina e para je se e di që prandaj e bëre”, shkruan në një postim në “Instastory” Luana, ku zbulon edhe buqetën e bukur me trëndafila.