Kylie dhe Kendall si pricesha në dasmën e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin! - Bota Sot
Kylie dhe Kendall si pricesha në dasmën e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin!

Bota e Yjeve

Kylie dhe Kendall si pricesha në dasmën e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin!

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 20:28
Kylie Jenner

Motrat e klanit të famshëm, pak më parë publikuan në llogaritë e tyre të Instagram-it, fotot e para nga eventi

Siç e thamë, në dasmën e Justin-it dhe Hailey-it ishin të ftuara Kendall dhe Kylie.  Çfarë kishin zgjedhur kësaj here?! Të dukeshin si pricesha të ftuara në një dasmë!

Kendall kishte veshur një fustan të kadifenjtë në ngjyrë ulliri dhe në pjesën e sipërme kombinuar me detaje në ngjyrë të zezë.

Surpriza e mbrëmjes në fakt, ishte djali me të cilin ajo pozon.

“Ne nuk po dalim. Është thjesht shoqëruesi im.”- shkruan 23-vjeçarja për bukuroshin krah saj dhe njerëzit, njëzëri i dhanë vetëm një këshillë. Të lidhet urgjent me të nëse nuk e ka bërë akoma.

Nuk donim t’i hiqnim sytë nga çifti potencial, por Kylie dhe fustani i saj na e bën të pamundur.

Fustani i saj ari dukej si i gdhendur dhe ku mund të rrinte më bukur përveçse në trupin e Kylie-it?

Jenner ka ndarë disa foto nga shumë afër , për të na bekuar sytë me detajet e fustanit, të cilin zgjodhi ta kombinonte me një palë sandale klasike po në ngjyrë floriri dhe flokë të kapura thjesht.

A mund të mos i ktheheni nga e para?!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...