Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve të New Yorkut me të dashurin

Bota e Yjeve

Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve të New Yorkut me të dashurin

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 14:10
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Ata e bënë publike lidhjen e tyre në fillim të verës së këtij viti.

Artistja Dua Lipa u pa të martën, duke shijuar një ditë jashtë me të dashurin e saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, në New York, shkruan DailyMail.

24-vjeçarja tronditi kalimtarët me ndryshimin e saj të ri në pamje, me flokët e saj bionde, të kombinuar me veshje ngjyrë luleshtrydhe.

Dua kishte veshur një këmishë të madhe me shirita, ndërsa ishte kombinuar me një palë pantallona të zinj lëkure.

Këngëtarja e hitit “New Rules” zbuloi këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara, ndërsa dukej edhe më tërheqëse me një palë atlete dhe çantë “Prada” në krah.

Anwar u pa duke mbajtur duart e saj, teksa kishte veshur një triko të bardhë të kombinuar me pantallona.

Me pamjen e tij prej biondi, Hadid duket se po i përshtatej më së miri femrës që kishte në krah.

Dua Lipa përndryshe ndau së fundmi me 34.6 milion ndjekësit e saj në Instagram, një fotografi të ndryshimit të saj të ri.

“Një epokë e re! Faleminderit për durimin tuaj. Shihemi së shpejti # DL2”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Flokët e reja të Duas duket se shënojnë një kapitull të ri për vendlindjen në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ajo tash e sa kohë është zhvendosur në New York me të dashurin.

Çifti besohet se janë lidhur me njëri-tjetrin për talentin e tyre muzikor, dhe kanë rrëfyer të dy se janë tifozë të njëri-tjetrit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat