Ja si duket një divë e vërtetë: Monica Bellucci, spektakolare në javën e modës në Milano!!

Bota e Yjeve

Ja si duket një divë e vërtetë: Monica Bellucci, spektakolare në javën e modës në Milano!!

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 18:25
Monica Bellucci

Monica Bellucci i dha ca mësime kolegeve të saj me shfaqjen spektakolare në javën e modës në Milano. Aktorja 54 vjecare dukej e jashtëzakonshme e veshur me një fustan të zi të derdhur, të mbledhur në mes me një rrip të lartë.

Ikona e ekranit eklipsoi yje më të reja se ajo me veshjen së cilës I kishte shtuar si aksesorë një palë vëthë të mëdhenj të rrumbullakët e syze të zeza.

Aktorja u shfaq edhe në prezantimin e koleksionit të ri të Dior, ku kishte zgjedhur të vishte një kostum të bardhë të kombinuar me një këmishë të tejdukshme të zezë, e cila lejonte të dukeshin sutjenat. Thjesht, nuk I gjeje dot asnjë të metë!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat