Julia Roberts vërtetoi se ky fustan është trendi i parezistueshëm i motit të freskët - Bota Sot
Julia Roberts vërtetoi se ky fustan është trendi i parezistueshëm i motit të freskët

Bota e Yjeve

Julia Roberts vërtetoi se ky fustan është trendi i parezistueshëm i motit të freskët

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 20:03
Julia Roberts

Mbetet po ajo ‘Pretty Woman’, edhe pse është larg asaj moshe jo pak, por plot 30 vjet.

Julia Roberts është pa moshë. Aktorja 51-vjeçare, në një fushatë të fundit për markën e njohur të modës italiane, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fizikun perfekt dhe këmbët e tonifikuara, aq sa duket po njëlloj si tri dekada më parë.

Në fotot e fundit për markën e njohur të modës, Julia ka veshur një fustan-xhaketë, i cili, veç elegancës që bën xheloze gjininë femërore, tregon tendencën e veshjes më dominuese të këtij sezoni.

E frymëzuar nga stili i viteve ’80, ikona e “Pretty Woman” ka vënë edhe një herë vulën për stilin dhe fustanin ideal të vjeshtës.

Nuk ka nevojë për shumë kombinime, mjafton një xhaketë-fustan dhe kaq.

Tendenca ka nisur të prezantohet një vit më parë në disa pasarela mode, por këtë vjeshtë është dominuese jo vetëm te personazhet e njohur dhe ikonat e modës, por edhe në street style.

Komode, praktike dhe elegante. Kështu mund të dukesh e veshur me një xhaketë-fustan si Julia Roberts në pink.

Me këmbët e gjata e të tonifikuara, si edhe me një fustan të shkurtër pastel, Julia na tregoi edhe njëherë që mosha është thjesht një shifër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...