Meghan Markle kapet mat në Kanada, po pse të gjithëve u ra në sy çanta? - Bota Sot
Meghan Markle kapet mat në Kanada, po pse të gjithëve u ra në sy çanta?

Bota e Yjeve

Meghan Markle kapet mat në Kanada, po pse të gjithëve u ra në sy çanta?

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:02
Meghan Markle

Meghan Markle di se si të zgjedhë një veshje të thjeshtë, por praktike, për t’u veshur në dëborë. Kanë kaluar vetëm disa ditë që kur mbretëresha lëshoi ​​një deklaratë ku detajoi takimin e saj me Princin Harry, Princin Charles dhe Princin William për të diskutuar vendimin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex për të braktisur “anëtarësinë” nga familja mbretërore dhe menjëherë më pas çifti fluturoi në Kanada. Meghan ra në sy në të parën dalje publike në Kanada që kur lajmet se do të vizitonte një organizatë bamirësie, “Vancouver Downtown Eastside Women’s Center”, u përhapën me shpejtësi.

Meghan kishte zgjedhur një look shumë të thjeshtë e fare praktik. Një xhup i gjelbër "Barbour" dhe ishte gati për të ecur në borë me një palë çizme “Le Chameau”.

Po pjesa e preferuar e veshjes, ajo që u ra në sy të gjithëve, duhej të ishte çanta prej lëkure që mbante në dorë. Meghan mbante një çantë lëkure, e cila kushton vetëm 195 dollarë, "Cuyana". Kjo, në të vërtetë, nuk është hera e parë që Meghan mban çanta nga një markë e tillë ekonomike. Në fakt, ajo ka disa çanta nga marka shumë të çmueshme dhe është e vetëdijshme për këtë, ama pamja e saj praktike me këtë lloj çante është një prej aksesorëve që i bën të frymëzohen dhe, pse jo, të kombinohen si ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat