Ciara është në pritje të një djali

Bota e Yjeve

Ciara është në pritje të një djali

Më: 15 prill 2020 Në ora: 17:15
Russell Wilson dhe Ciara

Këngëtarja 34-vjeçare, Ciara është në pritje të një djali. Kjo është shtatzënia e dytë e yllit të muzikës me bashkëshortin, Russell Wilson, me të cilin e ka edhe një vajzë 2-vjeçare të quajtur, Sienna Princess.

Të martën më 14 prill, çifti e postoi një video në rrjetet sociale ku së bashku me vajzën e tyre dhe djalin 4-vjeçar, Future Zahir, të cilin këngëtarja e ka nga lidhja e kaluar me reperin Future, e zbuluan gjininë e foshnjës në ardhje. Kështu, ata do të shndërrohen në një familje pesë anëtaresh.

Që të gjithë dukeshin të lumtur me lajmin se fëmija është djalë, sidomos Sienna dhe Future, të cilët mezi po presin të luajnë me vëllain e tyre.

Ciara, e cila u martua me Wilsonin në vitin 2016, e kishte zbuluar lajmin e shtatzënisë në janar të këtij viti, duke e postuar një fotografi në Instagram ku shihej me barkun e fryrë.

Ylli i njohur i muzikës e cila shquhet për bukurinë e saj dhe aftësitë në vallëzim, para ca kohësh kishte deklaruar se i pëlqen shumë të jetë nënë dhe e konsideron një prej punëve më argëtuese në jetë. Ajo gjithashtu e kishte pranuar se dëshiron të ketë më shumë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat