Shkaku i Kidës, Elvana përjashtoi koreografin e saj - Bota Sot
Shkaku i Kidës, Elvana përjashtoi koreografin e saj

Bota e Yjeve

Shkaku i Kidës, Elvana përjashtoi koreografin e saj

Më: 8 maj 2020 Në ora: 07:35
Elvana Gjata

Është folur shpesh nëpër mediat e Shqipërisë por edhe Kosovës se këngëtarja Elvana Gjata është xheloze. E kjo duket se është e vërtetë pasi që koreografi i njohur shqiptar e ka akuzuar këngëtaren se e ka larguar nga grupi i valltarëve të saj shkaku pse ai kishte kërcyer për Kidën

Këtë e ka thënë vet koreografi Tan Brama, i cili në emisionin “Glamou Zone” në TV ORA ka treguar krejt sherrin që kishte plasur në mes të tij dhe Elvanës.

Ai ka thënë se fillimisht Elvana e kishte bllokuar nëpër rrjetet sociale pasi që Tedi kishte vallëzuar në Sunny Hill Festival me këngëtaren Kida.

Image

“Pasi më hoqi nga Instagrami unë e bllokova. Më pas më shkruajti menaxheri i saj dhe i thashë që nuk duhet t’i marrësh kaq me rëndësi gjërat. I thashë kështu ndodhi dhe kaq. Më pyeten pse s’je te trupa e baletit, nuk është normale të hiqet një nga trupa për një ‘pse more pjesë ti tek Kida’. Unë jam artist unë shkoj ku të mundem, sepse kam investuar te vetja. Hidhu dhe unë rri vetëm me ty!”, ka thënë Brama në këtë emision.

Brama ka thënë se ai nuk ka pasur kontratë me Elvanën, derisa disa valltarë të tjerë kishin vallëzuar për Nora Istrefin. Ai kishte vepruar njëjtë, i kishte premtuar Kidës se do të vallëzonte në skenë me të dhe e kishte majtur fjalën.

Image

Për më shumë, Elvana duket se nuk është ndalur dhe ka synuar që ta bllokojë valltarin që të mos vallëzojë për këngëtarë të tjerë, edhe pse Brama e mohon një gjë të tillë.

“Jo, Elvana nuk është vajzë e tillë. Mund të marrë inat për momentin por është artiste e mirë”.

Nuk dihet se pse Elvana ka pasur një xhelozi të tillë ndaj Kidës apo ajo e sheh atë si një konkurrente serioze në karrierën e saj në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat