Kendall Jenner duket mahnitëse si bionde me sy të kaltër

Bota e Yjeve

Kendall Jenner duket mahnitëse si bionde me sy të kaltër

Më: 9 maj 2020 Në ora: 19:11
Kendall Jenner

Kendall Jenner është njëra nga motrat më të suksesshme në familjen Kardashian-Jenner.

Përpos bizneseve, ajo më shumë merret me botën e modelingut, teksa është një nga figurat e shumë brendeve të njohura, shkruan Daily Star.

Duke qëndruar e izoluar në shtëpi, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është transformuar në pamjen fizike. Përmes rrjeteve sociale, ajo është shfaqur bionde teksa përmes një filteri i ka bërë sytë e kaltër.

Së fundmi ajo ka qenë edhe pjesë e klipit të këngës “Stuck With U” që erdhi si bashkëpunim në mes të Ariana Grande dhe Justin Bieber.

Në video, Kendall shihet  duke vallëzuar nëpër fushë të tenisit në rezidencën e motrës së saj, Kylie Jenner, në Holmy Hills.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat