Femrat shqiptare që janë penduar që kanë bërë operacione plastike: Sa gabim… - Bota Sot
Femrat shqiptare që janë penduar që kanë bërë operacione plastike: Sa gabim…

Bota e Yjeve

Femrat shqiptare që janë penduar që kanë bërë operacione plastike: Sa gabim…

Më: 14 maj 2020 Në ora: 14:21
Vildane Zeneli

Një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale është ajo për operacionet plastike. Shumë persona janë kundër, e shumë të tjerë janë pro.

Por kur bëhet fjalë se një personazh i njohur ka bërë ndërhyrje, ata sulmohen menjëherë.

Ka VIP-a që kanë pranuar se kanë kryer operacione plastike, e ka të tjerë që e kanë mohuar kategorikisht.

Por ka edhe nga ata personazhe që kanë bërë sikur edhe një ndryshim të vogël, e që tani janë penduar.

Nisur nga dy intervistat e fundit të Ana Kabashit dhe Marjona Metohut, “xing.al” vendosi të rikujtojë edhe vip-et e tjera që kanë deklaruar pendesë.

Image
Vildane Zeneli:"I bëra prej qejfit buzët. Po palidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t’i heq"
Image
Almeda Abazi: "Kam operuar vetëm hundën, asgjë tjetër. Kam kryer edhe një ndërhyrje estetike në buzën e sipërme, gjë për të cilën jam penduar. Do të doja të mos e kisha bërë"
Image
Çiljeta për hundën: "Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, po hajd, mendtë e kokës thuaj"
Image
Adelina Tahiri: "Kam ndërhyrë vetëm tek buzët megjithatë jam penduar"
Image
Aurela Hoxha: "Qetësohuni njerëz të mireee nuk i kam bërë më buzët, përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen dhe s'do ti bëj kurrë më".
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat