Luana Vjollca i mahniti të gjithë me look-un që zgjodhi me rastin e Ditës së Pavarësisë, por e merrni dot me mend sa ka shpenzuar për të?

Bota e Yjeve

Luana Vjollca i mahniti të gjithë me look-un që zgjodhi me rastin e Ditës së Pavarësisë, por e merrni dot me mend sa ka shpenzuar për të?

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 15:07
Luana Vjollca

Me rastin e festave të 28-29 nëntorit, puntata e djeshme në “Shiko Kush Luan”, nuk kishte si të mos i dedikohej të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Vëmendje të madhe mori look-u që Luana kishte zgjedhur për Ditën e Pavarësisë, ku si gjithmonë, shfaqej e kuruar deri në detaje.

Moderatorja seksi kishte zgjedhur sërish një fustan të markës së njohur “Alexander McQueen”.

Image

Por, a e dini sa ka kushtuar kjo veshje?

Sipas fqes “ Shqip Closet” në Instagram, fustani “Haute Couture” SS20 me bust të punuar në argjend dhe zambak të kuq të mëndafshtë, me pjesën tjetër asimetrike me fluturithka të kuqe kushton 14 mijë euro.

Këtë fustan Luana e ka kombinuar me takat e “Louboutin” që kushtojnë 575 euro.

Ndërsa në total, veshja i ka kushtuar 14,575 euro.

Image

Ndërkohë, në fillim të emisionit, Luana kishte veshur kostumin tradicional më të vjetër shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat