Foli dhe Anxhela për zhurmën e Eurovizionit

Bota e Yjeve

Foli dhe Anxhela për zhurmën e Eurovizionit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 09:21
Anxhela Peristeri

Pak ditë më parë portalet u mbushën me një lajm sipas të cilit fituese e “Festivalit të Këngës” këtë vit është Anxhela Peristeri.

Menjëherë lajmet u hodhën poshtë nga drejtori i Festivalit, i cili sqaroi se është e pamundur të shpallet fituesi, kur festivali ende nuk është zhvilluar.

Sot mbi këto lajme ka reaguar edhe Anxhela, e cila këtë vit konkurron me këngën “Karma”.

E ftuar në “Syri i keq”, Anxhela e quajti “budallallëk me brirë” lajmin mbi fitoren e saj.

“Nuk kam dashur të flas fare për këtë pjesë, pasi ishte një budallëk me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar. Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dhe asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi. Eurovisoni është qëllimi i shumicës. Kur vendosa që do të merrj pjesë në Festival, i thash Kledi Bahitit të bëjmë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë, këngëtarët duke u përpjekur të bëjnë këngë të bukura, të denja për Eurovison, i prishin ato. Më pas, janë edhe politikat e Eurovizionit, votat nëpërmjet shteteve. Të gjithë sunojmë që ta çojmë këngën në Eurovison, kur konkurojmë për Festivalin e Fundvitit”-tha Anxhela.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat