Është fejuar? Dakota Johnson i hedh “benzinë zjarrit”, fotografohet me një super unazë smeraldi në dorë

Bota e Yjeve

Është fejuar? Dakota Johnson i hedh “benzinë zjarrit”, fotografohet me një super unazë smeraldi në dorë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:16
Dakota Johnson

Dakota Johnson ka ndezur sërish thashethemet se është fejuar teksa ecte rrugëve në Malibu, në Kaliforni.

Aktorja 31-vjeçare, e cila është në lidhje me muzikantin Chris Martin për gati katër vjet, u pa me një unazë gjigande smeraldi në dorë, raporton “Daily Mail”.

Image

Johnson është fotografuar nga paparacët teksa po kthehej në makinën e saj.

Dyshja u takua për herë të parë në një restorant në Los Angeles në vitin 2017.

Image

Ndonëse të dy po mundohen ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg syve të publikut, kohët e fundit, aktorja është parë duke vizituar shtëpinë në Malibu, aty ku është transferuar bashkë me 44-vjeçarin.

Image

Chris ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten e tij, Gwyneth Paltrow, vajzën Apple, 16 vjeç dhe djalin Moses, 14 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat