Ilda Bejleri është gati të rikthehet në televizion

Bota e Yjeve

Ilda Bejleri është gati të rikthehet në televizion

Më: 8 prill 2021 Në ora: 00:46
Ilda Bejleri

Që nga momenti që u largua nga “Procesi Sportiv”, Ilda Bejleri nuk ka qenë me prezente në ekran. Ajo nuk u shkëput mirë nga emisioni dhe me nisjen e sezonit të ri vitin e shkuar nuk munguan as thumbat nga ana e saj. Ndërkohë në shtator të vitit të shkuar u përfol se Ilda do të shfaqej nën një logo të re televizive, por kjo nuk ndodhi. Vetë moderatorja u shpreh gjatë një emisioni veror se kishte marrë shumë oferta, por nuk kishte vendosur ende për fatin e saj në televizion.

Siç duket tashmë gjërat janë konkretizuar dhe Ilda është gati të rikthehet sërish në ekran. Ditën e sotme gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, moderatorja ka zbuluar se do të vijë së shpejti me një emision të sajin. Dikush i ka shkruar Ildës se “Procesit Sportiv” i mungon figura e saj dhe kaq ka mjaftuar që Ilda të zbulojë projektin e ri.

“Për ‘Europian’ do rikthehem si autore/modertaore me një program timin”, ka treguar Ilda.

Ajo nuk ka dhënë shumë detaje, por me siguri nuk do të na duhet të presim më tepër duke qenë se kampionati europian fillon së shpejti. Gjithashtu gjatë kësaj bisede virtuale, Ilda ka kujtuar edhe daljen e saj të parë në ekran, kur ka qenë e ftuar në një emision në Top Channel.

“Top Channel 2006. Atëherë kur kishim dëshirën dhe vullnetin për sportin pa e ditur mirë kur do mbërrinim sot”, ka shkruar Ilda.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat