Fero vërteton se di të jetë një baba shembullor!

Bota e Yjeve

Fero vërteton se di të jetë një baba shembullor!

Më: 14 maj 2021 Në ora: 14:06
Fero

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim.

E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.

Megjithëse u bënë prindër në moshë shumë të re, me videon e fundit Fero i ka vërtetuar të gjithëve se di të jetë një baba shembullor. Ai ka ndarë momentet e ëmbla me Ninën, teksa e mban pranë në shtrat dhe shijon paraditet e ëmbla krah së bijës.

Pranë tyre janë pelenat, ndaj me shumë mundësi babi Fero ia ka dhënë edhe një ndihmë ekstra Arbenitës për këtë punë.

Nga ana tjetër, modelja tregon herë pas here në rrjete sociale që ende s’e besoj dot faktin që tashmë është mama.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat