Pamjet nga dasma përrallore e vajzës së Bill Gates!

Bota e Yjeve

Pamjet nga dasma përrallore e vajzës së Bill Gates!

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:51
Jennifer Gates, Nayel Nassar

Vajza e Bill dhe Melinda Gates, Jennifer Gates, i dha fund beqarisë duke u martuar me hipistin (kalorës) Nayel Nassar.

Dasma filloi zyrtarisht këtë të premte, me një ceremoni martese islame, në të cilën morën pjesë familja e ngushtë e Jennifer dhe Nassar.

Të nesërmen, në fermën e çiftit në Westchester County, në Nju-Jork, çifti hapi festën e tyre madhështore për më shumë se 300 të ftuar, të cilët ishin të gjithë të vaksinuar dhe të testuar për COVID-19.

Prindërit e Jennifer njoftuan në fillim të këtij viti se janë divorcuar, dhe pavarësisht kësaj ata ecën së bashku në ceremoninë e martesës së vajzës së tyre 25-vjeçare.  Për shkak të kësaj situate, 25-vjeçarja tha se dasma prej 2 milionë dollarësh ishte e vështirë të organizohej.

“Ka qenë një vit sfidues, si për të gjithë nga pandemia, ashtu edhe për familjet tona që po kalojnë një tranzicion. Por dashuria jonë për njëri-tjetrin ka qenë e vazhdueshme. Organizimi i dasmës dhe pjesëmarrja në të e miqve dhe e familjeve tona, ishte një ëndërr e realizuar”.

Përpara ditës së saj të madhe, Jennifer gjithashtu kaloi kohë në New York City me familjen e saj, përfshirë nënën Melinda, e cila ndihmoi me ditën e madhe të vajzës së saj.

“Melinda është një pjesë e madhe e përgatitjeve të dasmës” .

Image
Pamjet nga dasma përrallore e vajzës së Bill Gates!
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat