Arbenita reagon për përleshjen dhe arrestimin e Feros

Bota e Yjeve

Arbenita reagon për përleshjen dhe arrestimin e Feros

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:44
Arbenita dhe Fero

Modelja Arbenita Ismajli ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit të saj, reperit të njohur Fero.

Raportohet se Fero dhe truproja i tij e kanë sulmuar producentin dhe menaxherin e njohur, Jetmir Agaj.

Lidhur me këtë rast, Arbenita ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se njerëzit do flasin keq pavarësisht githçkaje, teksa ka shtuar se ndihet keq që kanë lindur në një shoqëri të gabuar që nuk i meriton ata.

“Njerëzit do flasin keq pavarësisht githçkaje. Shumë keq që kemi lindur në shoqëri të gabuar që nuk na meriton neve. Të urrejnë që je i vërtetë dhe person me zemër të mirë. Të njoh dhe e di që ata do të vrisnin të të shihnin duke rënë. Një mbretëreshë gjithmonë mbron mbretin e saj. Ata planifikojnë por Zoti është planifikuesi i të gjithë neve. Shihemi së shpejti zemër. Le t’i vrasim urryesit me sukses”, ka shkruar Arbenita krahas fotografisë me Feron.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat