Luana Vjollca vjen me poza atraktive

Bota e Yjeve

Luana Vjollca vjen me poza atraktive

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 23:36
Luana Vjollca

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të marrë vëmendje në rrjete sociale.

Bukuroshja, e ndjekur nga dy milionë njerëz vetëm në Instagram, ka mahnitur me pozat e reja.

Ajo ka bërë një postim së fundmi, ndërkohë që është shfaqur në formë të mrekullueshme e veshur në të zeza.

Image
Luana Vjollca

Me një fustan të shkurtër të zi dhe një triko po ashtu të shkurtër, 31-vjeçarja ka vënë në pah asetet e bujshme trupore.

Dukjen e kompletoi me një palë çizme ngjyrë ari, flokët i mbante të lëshuar dhe një varëse ari.

“E premte mbrëma”, ka shkruar ajo.

Image
Luana Vjollca

Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Artistja ndryshe ka konfirmuar rikthimin në televizion, kësaj radhe në TV Klan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat