Fjolla Morina shfaqet provokuese në imazhet e reja

Bota e Yjeve

Fjolla Morina shfaqet provokuese në imazhet e reja

Më: 27 prill 2023 Në ora: 00:42
Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor, ajo është vazhdimisht pjesë e mediave rozë.

Jeta e saj private ka qenë vazhdimisht në fokus dhe pothuajse secili postim që bën në rrjetet sociale merr vëmendje.

Edhe së fundmi, ajo ka ndarë me fansat e saj në llogarinë në Instagram disa imazhe teka dukej në formë të mirë dhe atraktive.

E veshur me një kostum dypjesësh me ngjyrë të zezë, Fjola u shfaq tejet provokuese duke theksuar format joshëse të trupit.

“Diamantet janë të rrallë, ashtu si unë”, ka shkruar Fjolla në mbishkrimin e fotove, krahas së cilave pranoi edhe komente të shumta.

Image
Fjolla Morina

Ndërkohë, kujtojmë që pak javë më parë Fjolla u shfaq në një gjendje të rënduar emocionale duke hedhur akuza ndaj ish-partneri të saj dhe disa personave të tjerë.

Madje ajo shkoi përtej kësaj duke kërkuara protesta sipas saj në mënyrë që të vendosje drejtësi për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat