Sandra Bullock pranë martesës…

Bota e Yjeve

Sandra Bullock pranë martesës…

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 23:41
Sandra Bullock me të dashurin e saj fotograf Bryan Randall

Ka kaluar më shumë se një vit që nga koha kur ata të dy nisën të shoqëroheshin me njëri-tjetrin dhe dashuria e tyre sa vjen e bëhet më e fortë.

Një burim për “E! News” ka deklaruar se Sandra Bullock 51-vjeç është gati të martohet me të dashurin e saj fotograf Bryan Randall 49-vjeç.

Sipas thashethemeve që qarkullojnë së fundmi, fotografi është zhvendosur në shtëpinë e aktores në Beverly Hills.

“Ata po shijojnë ditët e fundit të verës me fëmijët derisa shkolla të fillojë”, ka thënë një burim për uebsajtin.  “Ata do të shkojnë në Los Angeles edhe njëherë para se të fillojë shkolla. Gjërat janë shumë serioze mes tyre”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat