Motra e Kim-it e pafat në dashuri, ja çfarë i ka ndodhur

Bota e Yjeve

Motra e Kim-it e pafat në dashuri, ja çfarë i ka ndodhur

Nga: A.Zh Më: 11 tetor 2016 Në ora: 09:15
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian duket se nuk ka fat në dashuri.

Raportet e mediave rozë flasin se i dashuri i saj i ri Tristan Thompson ka lënë ish të dashurën shtatëzënë, përcjell Bota Sot.

Ish e dashura e yllit të NBA Jordan Craig, zbuloi shtatzaninë e saj përmes një fotografie të publikuar në Instagram gjatë fundjavës, duke çuar në spekulime të menjëhershme në lidhje me atë nëse Tristan është babai.

Tristan dhe tetë-muajshja shtatzënë Jordan, ishin në lidhje për gati tri vjetët e fundit.

Megjithatë ata kishin një marrëdhënie me shkëputje dhe ajo nuk e përmend babanë e fëmijës së saj në postimet e saj

Tristan doli në publik me Khloe në shtator – duke konfirmuar lidhjen e tyre me një video të publikuar në Snapchat, ku çifti shihej duke u puthur./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat