Kendall Jenner kremton ditëlindjen

Bota e Yjeve

Kendall Jenner kremton ditëlindjen

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 20:07
Kendall Jenner

Ylli i shout “Keeping Up With the Kardashians” ka mbushur sot 22-vjeç dhe ka kremtuar ditëlindjen me familjen dhe miqtë në barin “Petite Taqueria” në Los Anxhelos.

Ajo me këtë rast ka ftuar shumë yje të njohura në kremtimin e ditëlindjes, përfshirë yllin e Los Angeles Clippers, Blake Griffin, me të cilin ka qenë në aferë para një kohe, motrën e saj Kim Kardashian me bashkëshortin Kanyer West.

Po ashtu pjesë e të kremtes në Los Anxhelos ishin edhe motra tjetër e Kendall, Kourtney Kardashian me të dashurin Younes Bendjima, Kris Jenner e cila shoqërohej nga i dashuri i saj Corey Gamble, dhe Hailey Baldwin, mik i familjes dhe yllin e Real Housewives of Beverly Hills, Kyle Richards.

Motra tjetër Khloe Kardashian dhe vëllai Rob Kardashian nuk ishin pjesë e ahengut të Kendall, por ata nuk ishin parë as në ditëlindjen e 37-të të Kim, muajin e kaluar.

Image
Kim Kardashian me bashkëshortin Kanyer West
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat