Johnny Depp nuk ishte i dehur në premierë

Bota e Yjeve

Johnny Depp nuk ishte i dehur në premierë

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 18:50
Johnny Depp

Johnny Depp nuk ishte “i dehur” në premierën e “Murder On The Orient Express”, pavarësisht raportimeve të fundit, konfirmon E! News.

Gazeta britanike “The Sun” tha se aktori “ishte në gjendje të dehur” gjatë ngjarjes, e cila u zhvillua të enjten dhe se truproja e tij Jerry Judge duhej ta mbante atë në qilimin e kuq.

“Këto raportime janë krejtësisht të rreme, Johnny nuk ishte i dehur në premierë”, tha një burim ekskluzivisht për E! News. “Sigurimi i tij po kujdesej për të në qilim të kuq, ashtu siç ka bërë për vite”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat