Një bebush rrugës? E dashura e Ronaldo-s flet për herë të parë - Bota Sot
Një bebush rrugës? E dashura e Ronaldo-s flet për herë të parë

Bota e Yjeve

E martë, 13 nëntor 2018

Një bebush rrugës? E dashura e Ronaldo-s flet për herë të parë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 23:43
Georgina Rodriguez

Paraqitja e fundit publike e të dashurës së Cristiano Ronaldo-s i bëri të gjithë të dyshojnë për një shtatzëni të mundshme.

Fundi i ngushtë që Georgina mbante veshur i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur. Kaq mjaftoi që i gjithë rrjeti të shpërthente në pyetje nëse futbollisti do të bëhej baba për herë të pestë. Më në fund, Georgina ka vendosur të reagojë për këto spekulime.

“Jo, nuk jam shtatzënë, megjithëse në të ardhmen do të dëshironim të kishim më shumë fëmijë. Dukesha pak më e shëndoshë se zakonisht në ato foto, pasi kam qenë duke udhëtuar shumë këto kohë, nga njëri avion në tjetrin. Kam ngrënë makarona për katër ditë rresht dhe …jam njeri, hormonet bëjnë të vetën dhe jam ende duke marr veten nga lindja”, është shprehur Rodriguez për Hola.

Vitin e kaluar Ronaldo është shprehur se ai dëshiron të ketë rreth 7 fëmijë dhe kjo është edhe një dëshirë e djalit të tij të madh. Por duhet të prisni edhe pak!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test