Rita Ora dhe Bebe Rexha ‘përjashtuan’ nga loja mbrëmë Dua Lipën - Bota Sot
Rita Ora dhe Bebe Rexha ‘përjashtuan’ nga loja mbrëmë Dua Lipën

Bota e Yjeve

E hënë, 22 tetor 2018

Rita Ora dhe Bebe Rexha ‘përjashtuan’ nga loja mbrëmë Dua Lipën

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 12:34
Dua Lipa

Në mesin e shumë artistëve të suksesshëm, në 'American Music Awards' morën pjesë edhe Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Dua dhe Bebe ishin të nominuara mirëpo nuk morën çmime, ndërsa Rita Ora nuk ishte e nominuar në asnjë kategori.

Të trija shkëlqyen në tapetën e kuqe, mirëpo i shumë diskutuar ishte fakti se a do të përshëndeteshin me njëra-tjetrën tri këngëtaret shqiptare të cilat kanë arritur një famë të madhe në botë falë talentit të tyre në muzikë.

Raportet jo të mira mes Rita Orës dhe Dua Lipës dihen tashmë, mirëpo Bebe Rexha është ajo e cila ka raporte të mira me të dya këngëtaret por afërsia me Ritën vazhdon të jetë më e madhe.

Mbrëmë derisa Rita dhe Bebe po argëtoheshin bashkë në ‘lojë’ nuk shihej askund Dua Lipa, e cila kishte zgjedhur një tjetër tavolinë për ta vazhduar mbrëmjen.

Kjo u vu re nëpërmjet postimeve që të trija këngëtaret i kanë bërë në Insastory.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test