Emina e pranon publikisht, bashkëshorti e çmend fare: Hej, kjo ndodh kur…

Bota e Yjeve

Emina e pranon publikisht, bashkëshorti e çmend fare: Hej, kjo ndodh kur…

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 22:56
Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian

Modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të ndryshme, si nga jeta e saj profesionale ashtu edhe nga ajo private.

Emina nuk ngurron që t’i shprehë dashurinë bashkëshortit  në publik. E një gjë të tillë e ka bërë edhe në postimin e saj të fundit.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me të shoqin, ku duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Në diçiturën e fotos nuk kanë munguar as fjalët e ëmbla për Sam, të cilin Emina e quan “mbret”. Por nga ana tjetër ajo thotë se “ndonjëherë e çmend fare” dhe kjo ndodh pasi janë të dy njësoj.

“Ti je mbreti im dhe faleminderit për çdo gjë, për të mos thënë që më çmend fare ndonjëherë lol por heeeeej kjo ndodh kur femra alfa është bashkë me një mashkull alfa. Gjithmonë pranë meje”, shkruan modelja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat