“E urrej punën time”, rrëfehet Adrola Dushi: Hipokrizi dhe shtirje maksimale

Bota e Yjeve

“E urrej punën time”, rrëfehet Adrola Dushi: Hipokrizi dhe shtirje maksimale

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 21:08
Adrola Dushi

Adrola Dushi është një nga modelet shqiptare të njohur në të gjithë botën. E ftuar në emisionin “Pasditja ime”, modelja tregoi se i është dashur të bëjë shumë sakrifica për të arritur aty ku është sot. Por tashmë punon vetëm 4 muaj në vit (qershor, shtator, dhjetor, shkurt) për të siguruar të ardhurat e nevojshme për të plotësuar jetën e ëndrrave.

Ajo tregoi se në këtë periudhë e urren punën e saj. “Sinqerisht e urrej punën time, e urrej të quhem miss dhe modele duke parë se çfarë ndodh përreth në Instagram. Hap profilin dhe shikoj lloj lloj njerëzish dhe më shpifet vetja. Unë i njoh shumë mirë si janë në të vërtetë, ndërsa në rrjetet sociale tregojnë luksin dhe perfeksionin,”- tha Dushi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat