E krahasoi me Eni Çobanin, Anxhela Peristeri i përgjigjet komentueses: Më nxirr në gjyq dhe të vendosë…

Bota e Yjeve

E krahasoi me Eni Çobanin, Anxhela Peristeri i përgjigjet komentueses: Më nxirr në gjyq dhe të vendosë…

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 09:27
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”. Aty këngëtarja e njohur ndan me fansat foto e video të saj.

Por së fundmi ajo është përballur virtualisht me një ndjekëse në “Instagram”. Ajo i ka bërë një koment pikant këngëtares.

“Mu duk si Eni Çobani kur e pashë! Bo ç’jeni bërë të tëra një surrat o Perëndi”, i shkruante ndjekësja në foto.

Anxhela e ka lexuar komentin dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje. Këngëtarja i ka kërkuar komentueses me shaka, për t’u përballur në gjyq te Eni Çobani, për t’ia lënë në dorë publikut të vendosë.

“Fatkeqësisht për ty që e paske kaq problem, ky është surrati im siç ma ka bërë nëna. Nëse mendon se surrati yt është më i bukur se i imi, më nxirr në gjyq te Eni Çobani. Meqë ngjajmë, të vendosë populli kush fiton”.

Komentuesja nuk e ka lënë me kaq dhe i shkruan sërish Anxhelës për t’i thënë se nuk ishte ofendim krahasimi me Eni Çobanin, përkundrazi, duhet ta marrë si komplinent.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat