Blake Lively rrëmben vëmendjen e të gjithëve në ndejën e “Versace”

Bota e Yjeve

Blake Lively rrëmben vëmendjen e të gjithëve në ndejën e “Versace”

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:07
Blake Lively

Blake Lively ka tërhequr vëmendjen në ndejën e organizuar nga shtëpia e modës, “Versace”.

Natën e kaluar, ndeja luksoze e markës italiane të veshjeve u mbajt në Manhattan të New Yorkut dhe aktorja hollivudiane e serisë, “Gossip Girl” u shfaq në mesin e shumë figurave të famshme.

Bashkëshortja e aktorit Ryan Renolds, me të cilën ka dy vajza kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë të argjendtë.

E kombinuar edhe me një gjerdan të bukur dhe vathë të hijshëm, ajo ia kishte shtuar edhe këpucë me takat e larta që e bënte aktoren më tërheqëse se kurrë.

Një dozë shtesë magjepsje i siguruan gjithashtu edhe flokët e harlisur, të cilën i kishte hedhur me këtë rast një njërën anë duke i shtuar bukurinë.

Ndryshe, 31-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat