Dua Lipa është artistja më e transmetuar këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar

Bota e Yjeve

Dua Lipa është artistja më e transmetuar këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 09:42
Dua Lipa është artistja më e pëlqyer femër në Britani të Madhe

Dua Lipa është artistja më e pëlqyer femër në Britani të Madhe deri më tani për këtë vit, sipas shifrave nga dy platformat e mëdha të muzikës Spotify dhe Apple Music.

Kënga e saj “One Kiss”, me Calvin Harris, është kënga e dytë më e transmetuar në të dyja platformat e muzikës, pas këngës “God’s plan” të reperit Drake.

Albumi i saj titulluar i “Lipa” është albumi i tretë më i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify, shkruan BBC.

Ylli shqiptar, e cila fitoi çmimin “Këngëtarja më e mirë femër” në BRIT Awards këtë vit, sapo është shpallur ylli i vitit nga revista më e madhe britanike “Vogue”.

Ajo pritet të nominohet për herë të parë për çmimet ‘Grammy’, pasi deri më tani janë zbuluar disa nga emrat që do të jenë pjesë e saj, teksa nominimet e plota do të publikohen në shkurt të vitit 2019.

Image
Dua Lipa

Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë mes tyre.

“Më të mirat e vitit 2018” tregojnë dominimin e hip-hopit, me rap-artistët si: Drake, Post Malone dhe XXXPentacionin.

Drake ishte pa dyshim artisti më i kërkuar i vitit pasi albumi i tij i pestë, “Scorpion”, arriti majat e suksesit në qershor.

Image
Drake

Ai kishte vetëm 8.2 miliardë klikime në Spotify, ndërkohë që “God’s plan” është kënga më e dëgjuar në Britaninë e Madhe.

Ed Sheeran, i cili ishte artisti më i madh në shërbimin e transmetimit vitin e kaluar, ra në vendin e pestë në vitin 2018 – pa asnjë përfitim të mirë, duke pasur parasysh se ai nuk lëshoi ndonjë material të ri muzikor.

Ariana Grande është artistja më e popullarizuar femër, me 49 milionë transmetime vetëm në Spotify.

Inspiruar nga femrat e lashtësisë, Dua Lipa vjen tërheqëse dhe provokuese në fotosesionin e realizuar për "Vogue"

Muzika latine vazhdoi të rritet me shpejtësi, kryesuar nga artistët si: J Balvinin, Bad Bunny dhe Ozunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat