Pa konkurrencë

Bota e Yjeve

Pa konkurrencë

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 14:58
Megan Fox

Megan Fox e ka përkushtuar veten tërësisht në jetën familjare - djemtë dhe bashkëshortin Brian Austin-Green.

Aktorja 32-vjeçare është një nga femrat më të bukura në botë. Ajo nuk bëhet asnjëherë e ‘mërzitshme’ për gjininë më të fortë, pasi gjithmonë di se si të ngacmojë imagjinatën e tyre.

Nëna e tre djemve dhe bashkëshortja e aktorit 44-vjeçar, i njohur për rolin e tij në serinë Beverly Hills 90210, është dedikuar ndaj jetës familjare dhe rrallë shihet në ngjarje zyrtare.

Edhe pse pëlqen një stil shumë të thjeshtë, ajo gjithmonë i kushton vëmendje pamjes, sidomos fytyrës së bukur.

Megjithëse është mjaft e qartë se jo gjithçka është pjesë e nënës natyrë, duhet të pranojmë se duket e mrekullueshme, dhe përveç meshkujve, ajo gjithashtu lë pa frymë edhe femrat.

Edhe pse fansat në Instagram thonë se është koha të reduktojë përvojën me botoks, pasi duket si kukull porcelani, Megan nuk iu kushton vëmendje komenteve të tyre.

Në vend të kësaj, ajo vazhdon të paraqitet në veshje seksi dhe buzëkuq. Edhe pse fatkeqësisht i zënë, për burrat anembanë botës Megan gjithmonë do të qëndrojë në krye të listës së grave më seksi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat