Zayn feston publikimin e albumit

Bota e Yjeve

Zayn feston publikimin e albumit

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 13:21
Zayn Malik

Zayn Malik është fotografuar duke dalë nga ndërtesa e banesës së tij në New York, duke u drejtuar për tek ahengu i publikimit të albumit të tij.

Këngëtari 25-vjeçar i shfaqi tatuazhet në gjoksin e tij me një këmishë të zezë të zbërthyer, xhaketë sportive dhe pantallona të stilit marinë, i shoqëruar nga anëtarët e familjes dhe një grupi miqsh.

Zayn ka paralajmëruar se do ta publikojë albumin e tij të dytë Icarus Falls të premten.

Pas përfundimit të ahengut, në Twitter ai i ka falënderuar të gjithë që ishin prezent për të festuar me të.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat