Me zërin e dridhur “Ndihmë, jemi bllokuar”, shpëtohet familja shqiptare mes borës në Kroaci

Diaspora

Me zërin e dridhur “Ndihmë, jemi bllokuar”, shpëtohet familja shqiptare mes borës në Kroaci

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 23:51
Foto

Një familje nga Shqipëria me pesë anëtarë është shpëtuar mëngjesin e sotëm nga ekipet e emergjencës në Kroaci, pasi u bllokuan nga dëbora në Veleb.

Të mbetur në rrugë dhe të frikësuar, mediat kroate shkruajnë se familja shqiptare telefonoi 112 duke kërkuar ndihmë. “Ishte zëri i frikësuar i një personi të huaj, të  bllokuar nga dëbora në rrugë.

Ai tha se ishte me katër anëtarë të tjerë të familjes dhe se nuk ishin të lënduar, por kishin ftohtë dhe ishin të bllokuar” thuhet në shkrim.

Autoritetet kroate thonë se familja shqiptare, që kishte edhe një fëmijë të vogël u shpëtua dhe është në gjendje të mirë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat