Ambasadori gjerman: Kush shkon nga Kosova në Gjermani duhet të regjistrohet online dhe të karantinohet për 10 ditë

Diaspora

Ambasadori gjerman: Kush shkon nga Kosova në Gjermani duhet të regjistrohet online dhe të karantinohet për 10 ditë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:06
Ilustrim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorg Rohde, ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Kosova për në Gjermani, duhet të regjistrohen online.

Me hyrjen e tyre në shtetin gjerman, ata duhet të i nënshtrohen një karantinimi të detyruar 10 ditor.

“Njoftim i ri për COVID-19: Informacionet momentale për udhëtim nga Kosova në Gjermani: Nga sot, testet janë të obligueshme kur hyni në Gjermani, para se të hyni, obligoheni të regjistroheni në mënyrë elektronike.
 

Pasi të hyni ju pret 10 ditë karantinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat