Shqiptari përdhunon 15-vjeçaren me probleme mendore: U njohëm në rrjetet sociale, nuk e dija se...

Diaspora

Shqiptari përdhunon 15-vjeçaren me probleme mendore: U njohëm në rrjetet sociale, nuk e dija se...

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:19
Ilustrim

Një 30-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur 15 vjeçe me probleme mendore.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Volosit mbrëmjen e të martës.

Po sipas mediave, shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale dhe më pas janë takuar.

Vajza dhe prindërit e saj u ankuan në Polici se autori i krimit përfitoi nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës duke abuzuar seksualisht me të.

Vajza u ka treguar prindërve se çfarë i kishte ndodhur, të cilët e denoncuan të riun shqiptar në polici dhe më pas ai u arrestua.

Por, në dëshminë e tij shqiptari ka deklaruar se nuk kishte dijeni për problemet mendore që vajza kishte. Sipas 30-vjeçarit, ata vetëm ishin puthur.

Sipas ligjeve në Greqi, nese vertetohet akuza e perdhunimit, i riu shqiptar rrezikon deri në 10 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat