I zhdukur prej një jave, policia britanike kërkon ndihmë për gjetjen e adoleshentit shqiptar

Diaspora

I zhdukur prej një jave, policia britanike kërkon ndihmë për gjetjen e adoleshentit shqiptar

Më: 16 prill 2021 Në ora: 07:41
Ilustrim

Një adoleshent shqiptar në Britaninë e Madhe është zhdukur nga banesa që prej të dielës së javës së shkuar.

I riu është Fatos Ahmeti dhe policia britanike është e shqetësuar për adoleshentin e zhdukur nga Berkshire, për të cilin oficerët besojnë se mund të jetë parë në zonën e Aylesbury.

Ahmeti u pa për herë të fundit rreth orës 10.00 të mëngjesit të së dielës (4 Prill) në një adresë në Altwood Road, Maidenhead.

Fatosi përshkruhet me flokë të shkurtër dhe të zinj.

“Ne duam të dëgjojmë nga kushdo që e ka parë Fatosin ose ka ndonjë informacion mbi vendndodhjen e tij. Ai është nga Maidenhead, por është i njohur gjithashtu si frekuentues i Londrës dhe Leeds gjithashtu. Kushdo që informacion të na ndihmojë dhe të na telefonojë në 101, duke cituar referencën 4321014176”  tha Mohammed Rashid, nga stacioni i policisë Maidenhead.

Image
Fatos Ahmeti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat