Sekretarja britanike fiton luftën me bosin shqiptar, Anglia përzë gangsterin nga Hasi

Diaspora

Sekretarja britanike fiton luftën me bosin shqiptar, Anglia përzë gangsterin nga Hasi

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:15
Priti Patel

Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel ka fituar betejën ligjore në gjykatë për t’i hequr lejen e qëndrimit në Angli një shqiptari nga Hasi, i etiketuar si “shumë i rëndësishëm në krimin e organizuar” në shtetin ishullor.

Gjykatës i janë vënë në dispozicion të gjitha raportet e vëzhgimit nga NCA, e cila nuk e jep emrin e shqiptarit, por thjesht e ka emëruar si B9.

Sipas mediave angleze, 36-vjeçari nga Hasi kishte fituar lejen e qëndrimit, pasi ishte martuar me një shtetase lituaneze.

Gjykatës iu tha se ‘B9’ ishte i lidhur me një rrjet të fuqishëm të trafikut të drogës, ndërsa një prej kushërinjve të tij po vuan një dënim 10-vjeçar në Belgjikë për trafik njerëzish.

NCA ka filmuar dhe fotografuar në Londër një takim të ‘B9’ me një biznesmen shqiptar me origjinë nga Tropoja, i skeduar nga SHISH dhe policia shqiptare si i përfshirë në trafik kokaine.

Ky biznesmen zotëron shumë prona në zemër të kryeqytetit dhe është akuzuar për lidhje të forta me djalin e një politikani të rëndësishëm për të cilin thuhet se është përfshirë në pastrim parash.

Gjykata Special Immigration Appeals Commission në Londër pasi u njoh me këto fakte u bind se lejimi i tij në Angli do të ishte e dëmshme për sigurinë kombëtare dhe se do t’i jepte mundësi hasianit ‘B9’ të vijonte aktivitetin kriminal.

Gazetari i “Mail on Sunday”, Mark Hookham duke marrë shkas nga seriali ‘Lines of Duty’ në BBC ku në episodin e fundit u zbulua se kush ishte polici i korruptuar njohur si H i lidhur me krimin e organizuar thotë se: “Harrojeni H për një moment. Sekretarja e shtetit Priti Patel e ka fituar betejën e saj me bosin shqiptar të krimit B9 duke e dëbuar nga Anglia”.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat