Aksident tragjik në Itali, vdes një grua shqiptare

Diaspora

Aksident tragjik në Itali, vdes një grua shqiptare

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Itali, i cili i ka kushtuar jetën një gruaje që ishte pasagjere e mjetit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bernaldas, në provincën e Matera, Itali.

Makina ka dalë jashtë kontrollit thonë mediat italiane, duke përfunduar jashtë rruge në rrethana ende të paqarta.

Gruaja fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend. Ekipet e ndihmës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të. Identiteti i viktimës dhe në përgjithësi a ii familjarëve të përfshirë në këtë ngjarjes, nuk është bërë ende publik.

Dy persona të tjerë, ndër të cilët një djalë mbetën të plagosur e u dërguan me urgjencë në spital. Mësohet se familja shqiptare punonte në një prej fushave në Basilicata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat