Mijëra shqiptarë nga Zvicra dhe vendet e BE-së drejt Kosovës për të votuar për zgjedhjet e 17 tetorit

Diaspora

Mijëra shqiptarë nga Zvicra dhe vendet e BE-së drejt Kosovës për të votuar për zgjedhjet e 17 tetorit

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 20:13
Mërgimtarët duke ardhur në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 17 tetor 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, në të cilat do të marrin pjesë edhe mijëra mërgimtarë nga Zvicra dhe vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Qysh tash kane arritur vëzhguesit ndërkombëtarë si nga OSBE ashtu edhe nga organizata tjera ndërkombëtare dhe vende tjera, përfshirë këtu edhe ata nga Zvicra.

Sipas KQZ-së numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime. Mbi 40 mijë votues janë të rinj do të kenë mundësi për të votuar për herë të parë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

Sot, korrespondenti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka dalur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në pritje të mërigmtarëve dhe në kontakt me ta ka kaptuar se shumica e tyre kane ardhur për ta votuar VV.

Ne aeroportin e Prishtinës janë parë se kanë zbritur disa aeroplanë nga Zvicra dhe vendet e BE-së. Kurse nga personeli i aeroportit kane pohuar se nesër dhe pasnesër presin edhe dhjetëra aeroplanë tjerë nga Zvicra dhe vendet tjera evropiane.

Paraditen e së premtes ateruan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ku ka parë 10 aeroplanë nga vendet e BE-së, ku tre prej tyre ishin nga Zvicra, një nga Gjeneva dhe dy nga Cyrihu, kurse të tjerët nga Gjermania dhe vendet tjera.

Kësaj radhe ata do të votojnë pa pengesa, sepse në krye të KQZ-së nuk janë më njerëzit e korruptuar të bandës të cilët që 20 vite bllokuan proceset ne Kosovë përmes vjedhjeve të shtetit, kontrabandës, abuzimeve dhe korrupsionit. Me maska në fytyrë, shumë prej tyre thonë se kanë ardhur të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor. Ata vijnë nga shumë qytetarë të tjerë nga Gjermania, Zvicra e vende të tjera të Evropës.

Sipas Memetali Arifi pronar i kampanisë së udhëtimeve Kosovafly në Gjenevë i cli gjendet në Kosovë për zgjedhje i ka thënë gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch se “sot një aeroplan nga Gjeneva ka arritur në Prishtinë plot e kryesisht te rinj. Kurse nesër edhe pasnesër po ashtu nga Gjeneva priten te arrijnë dhe 3-4 aeroplanë. Kurse shumica e votusve për zgjedhjet e 17 tetorit do të vijnë nga pjesa gjermane e Zvicrës ku shqiptarët jetojnë me dendur atje…

Ngjashëm na ka thëne edhe Naim Avdyli, një aktivist i VV në Cyrih.  Sipas tij “Gjate kësaj jave kanë shkruar shumë mërgimtarë për të votuar ne Kosovë. Deri tani dhe në ditët në vijim do të ketë dhjetëra fluturime nga tre aeroportet e Zvicrës, Zyrihut, Bazelit dhe Gjenevës  drejt Kosovës për te votuar me 17 tetor, ku pjesa dërmuese e votuesve do të jenë për VV.”

Zyrtarisht sot ne Zvicër jetojnë 115,000 qytetare me shtetësi kosovare. Sidoqoftë, numri i njerëzve që janë nga Kosova e që jetojnë në Zvicër është shumë më i madh rreth 300,000 kurse mbi 150 mije janë me të drejte vote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat