Vdiq në punë, nëna shqiptare kërkon drejtësi me foton e kufomës së të birit

Diaspora

Vdiq në punë, nëna shqiptare kërkon drejtësi me foton e kufomës së të birit

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Për të kërkuar drejtësi, nëna shqiptare ka vendosur të publikojë foton e kufomës së djalit të saj të vdekur në një aksident në punë.

Bëhet fjalë për Lena Dodaj, nëna e Maringleno Dodaj, që vdiq në punë në moshën 25 vjeç, më 18 nëntor 2011, pasi ra nga çatia e një kompanie në Narni Scalo.

Ajo është shfaqur para gjykatës së Terni-t në Itali dhe me vete kishte një poster ku shfaqeshin dy fotografi të të riut të pajetë, ndërkohë që ndodhej i zhveshur dhe i shtrirë përtokë në dyshemenë e urgjencës në spitalin Santa Maria, ku ishte shtruar pas aksidentit të rëndë.

“Mbeta e shokuar kur i pashë. Im bir është poshtëruar si gjallë ashtu dhe vdekur”, ka thënë ajo për këto foto të shkrepura pasi ai ishte rrëzuar nga çatia dhe kishte gjetur vdekjen.

“Apeli im për prokurorin e Perugia-s është që të ndërhyjë për këtë çështje të tmerrshme”, tha nëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat