Korrieri shqiptar po dorëzonte kokainën, ja si ra në grackën e Policisë italiane

Diaspora

Korrieri shqiptar po dorëzonte kokainën, ja si ra në grackën e Policisë italiane

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 00:41
Ai dyshohet se ishte shpërndarës kokaine

Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane në zonën e Trentola Ducenta. Ai dyshohet se ishte shpërndarës kokaine.

Sipas mediave fqinje, policia ka raportuar rastin këtë të enjten. Në njoftimin zyrtar të karabinierëve, bëhet e ditur se shqiptari është kapur në flagrancë.

41-vjeçari është arrestuar teksa i jepte një dozë kokaine një italiani.

Pas kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe 3 doza të tjera kokaine si dhe një shumë prej 380 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat