Shkatërrohet banda shqiptare në Athinë, sekuestrohen 21 kg drogë, laborator, armë e automjete

Diaspora

Shkatërrohet banda shqiptare në Athinë, sekuestrohen 21 kg drogë, laborator, armë e automjete

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Shkatërrohet banda shqiptare në Athinë.

Mediat greke shkruajnë se gjatë një operacioni në lagjet Kipseli dhe Galatsi, policia ka gjetur 21 kg heroinë, e për këtë ka arrestuar 3 shqiptarë, dy meshkuj të moshave 33 dhe 33 vjeç, si dhe një grua e moshës 60 vjeçe. 

Në një banesë në Galtasi janë është gjetur edhe një laborator i përpunimit të heroinës. Po ashtu, veç drogës, policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje laborator si prerëse, e etj.

Si kreu i grupit është identifikuar 33-vjeçari, ndërsa përgjegjës për transportin e drogës ishte 36-vjeçari. Ndërsa roli i gruas së arrestuar, ishte ajo e përgjegjëses së laboratorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat