Prostituta shqiptare grabitet dhe hidhet nga makina në lëvizje, përfundon në koma në spital

Diaspora

Prostituta shqiptare grabitet dhe hidhet nga makina në lëvizje, përfundon në koma në spital

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një prostitutë shqiptare ka përfunduar e plagosur rëndë në spital në Itali, pasi është grabitur dhe në pas është hedhur nga një makinë në lëvizje.

Ngjarja ndodhi në Torino. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 27-vjeçaren me inicialet D.C., me banim në Torino është shtruar në spitalin e Chivasso me plagë të rënda, njëra prej të cilave i ka prekur kokën. 

Po ashtu mësohet se ajo aktualisht ndodhet në koma. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e të hënës kur një person e kishte marrë të renë më forcë në makinë duke e tërhequr nga flokët. Më pas ai i ka marrë vajzës çantën dhe më pas e ka hedhur nga makina, e cila ishte në lëvizje, duke u larguar nga vendngjarja me shpejtësi.

Policia italiane është vënë në lëvizje për identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat