Dyshohet se vrau shqiptaren në Itali dhe transgjinoren, alibia e të arrestuarit: Kam qenë në lokal me shokët

Diaspora

Dyshohet se vrau shqiptaren në Itali dhe transgjinoren, alibia e të arrestuarit: Kam qenë në lokal me shokët

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Autoritetet italiane vazhdojnë hetimet për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri dhe transgjinores Camilla.

Daniele Bedini është arrestuar si autor i dyshuar i të dyja ngjarjeve dhe policia po heton në dy pista, një serial killer në botën e prostitucionit apo një vrasje për t’i mbyllur gojën dëshmitarit.

Dyshohet se transgjinorja Camilla ta ketë parë autorin kur ka tërhequr zvarrë trupin e pajetë të Nevilës dhe e ka hedhur në përrua.

Artizani 32-vjeçar vazhdon ta mohojë përfshirjen në të dyja vrasjet, duke nxjerre si alibi se ka qene ne lokal.

“Natën e dy vrasjeve kam qenë në lokal me shokë”.

Nevila u gjet e pajetë në shtratin e përroit Parmignola, në Marinella, pranë Sarzanës , e vrarë nga dy të shtëna me armë në kokë.

Jo shumë larg, në të njëjtën ditë u gjet edhe Camilla.

Po vijojnë hetimet nga Karabinierët e Ris di Parma dhe Policia Shkencore për të konstatuar nëse ka lidhje mes dy vdekjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat