Dyshohet se ndërtoi shtëpi bari, Policia e Holandës arreston majorin e ushtrisë shqiptare

Diaspora

Dyshohet se ndërtoi shtëpi bari, Policia e Holandës arreston majorin e ushtrisë shqiptare

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 15:36
Majori Ermal Dinoshi

Një ushtarak shqiptarë i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar nën dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal.

Media duke iu referuar policisë së Holandës, raporton  se është vënë nën hetim Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje.

Pas  arrestimit ushtaraku shqiptarë, është duke u hetuar në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes, së një shtëpije për rritje kanabisi.

Dinoshi thotë policia e Holandës dyshohet se në bashkëpunim, me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.

I kontaktuar  Major Dinoshi mohoni kategotikisht përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

“Çfarë Çfarë? Absolutist JO, kujdes me privatesinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person I nderuar” tha ai.

Ministria  e Mbrojtjes pasi u kontaktua nga Top Channel, përmes zëdhënësit Fation Hoxhalli dha këtë reagim.

“Eshtë  përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet hollandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet hollandeze.  Ministria e Mbrojtjes I ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhrshëm në atdhe”.

Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet hollandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.

Kjo ngjarje ngre një sërë pikëpyetjesh se si ushtarakët e vendit tonë  antarë i NATO-s përzgjidhen dhe në cfarë filtrash kalojnë për  të shkuar në të tilla misione.

Sipas informacioneve që vinë nga strukturat e ushtrisë shqiptare, e njëjta përzgjedhje është bërë  dhe këtë vit, me njerëz pa merita dhe pa kriter.

Shqipëria si vend  i NATO-s, por edhe në këtë situatë ku është  rritur kërcënimi  i aktorëve të jashtëm e të brendshëm, është e rëndësishme një transparencë gjithnjë në rritje e kësaj përzgjedhjeje./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat