2 vite nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Dëshmia e re 'ngre në këmbë' Policinë!

Diaspora

2 vite nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Dëshmia e re 'ngre në këmbë' Policinë!

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 00:41
Artemis Vasili

Detajet e reja të dala në dritë gjatë 24 orëve të fundit në emisionin 'Dritë në tunel' kanë vënë në gatishmëri autoritetet greke dhe kanë zgjuar dhe njëherë shpresat se 19-vjeçarja Artemis Vasili, e zhdukur dy vite më parë në Koropi është gjallë. 

Sipas dëshmisë Artemis është parë në plazhin e Agia Marinës një ditë pas zhdukjes së saj, të premten, 16 tetor 2020. Sipas meiave greke një dëshmitar ka thënë se e ka parë Artemisen të ulur vetëm në një stol. Kjo i ka dhënë një hov të ri hetimt

"Është diçka e re kjo dëshmi. Ndërsa më parë personi i fundit e kishte parë në stacionin e autobusit duke pritur dikë, tani vjen një dëshmi që ndryshon të gjitha faktet dhe na thotë se e sheh në plazhin e Agia Marinës. Kjo zonë nuk ishte kontrolluar kurrë. Besojmë se këtë javë do të jepet urdhër për kontroll edhe në këtë zonë", tha Anastasios Dugas, avokati i familjes.

Plazhi i Agia Marinës nuk ishte i panjohur për vajzën, pasi ajo shkonte atje për të notuar me miqtë e saj. Ajo kishte shkuar në të njëjtin plazh me ish-të dashurin, para se ai ta refuzonte dhe ta fshinte nga rrjetet sociale.

"Nëse do të mund të ndihmoja, do ta kisha bërë. Në kohën kur Artemisa humbi, unë isha brenda kampit. Isha ushtar në Aleksandropolis”, tha ish-partneri i vajzës në emisionin televiziv.

Dosja për zhdukjen e 19-vjeçares i ka kaluar prokurorisë nga Departamenti i Vrasjeve i Sigurimit të Atikës, e cila do të vendosë nëse hetimet do të vazhdojnë. Nga ana e familja besohet se hetimi i autoriteteve duhet të vazhdojë, pasi dikush nga rrethi i saj i miqve ka lënë një takim me vajzën mesditën e së premtes, 16 tetor 2020. Avokati i familjes shprehet se sipas të dhënave ajo kishte lënë takim me dikë. 

“Jemi të sigurt që atë ditë kishte lënë takim me dikë për t’u takuar. Ajo mori një telefonatë në Viber, shkoi në dhomën e saj, foli dhe u largua e lumtur. Një dëshmitar i veçantë, të cilin e kemi vënë në dukje, nuk ka thënë të vërtetën plotësisht. Duhet të dalë dhe të thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ai di gjëra dhe situata rreth Artemidës. Ai është personi i fundit që ka pasur kontakt", shtoi avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat