Goditet banda e “skifterëve” në Greqi/ Në pranga tre të rinj shqiptarë! Zbardhen 51 grabitje

Diaspora

Goditet banda e “skifterëve” në Greqi/ Në pranga tre të rinj shqiptarë! Zbardhen 51 grabitje

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Një bandë grabitësish është goditur nga autoritetet greke, ku u arrestuan 11 persona.

Sipas mediave të huaja, mes të arrestuarve janë edhe 3 të rinj shqiptarë të moshave 16, 17 dhe 18 vjeç.

Gjatë arrestimit në zonën e Atikës, shqiptarëve iu gjet dhe një sasi kanabisi.  Nga hetimet e kryera deri më tani, që prej 7 prillit 2021 deri në 18 nëntor 2022, janë zbardhur 51 raste vjedhjesh.

Grupi i “skifterëve” kryenin vjedhjet në makina, banesa, dyqane apo edhe zyra biznesesh.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet po vijojnë për kapjen e pjesëtarëve të mbetur të organizatës kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat