E vranë dhe më pas e hodhën në plehra, gjykata dënon tre anëtarët shqiptarë të një bande

Diaspora

E vranë dhe më pas e hodhën në plehra, gjykata dënon tre anëtarët shqiptarë të një bande

Më: 10 janar 2023 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Tre anëtarë të një bande shqiptare janë dënuar me burg pasi kanë rrahur për vdekje një të ri, i cili kishte tentuar t’u vidhte drogën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2021, kur Tomosz Waga, 23 vjeç, nga Dagenham, në lindje të Londrës, u përpoq të vidhte kanabis në një shtëpi bari në Cardiff.

Tre shqiptarët u shpallën fajtor dhe u dënuan përkatësisht: Josif Nushi, 27 vjeç me 20 vjet burg, Mihal Dhana, 29 vjeç u dënua me 16 vjet burg, ndërsa Hysland Aliaj, 31 vjeç u dënua me 10 vjet, raporton BBC.

Motra e Waga-s i tha Gjykatës së Newport Crown se trupi i vëllait të saj ishte “i hedhur ne qese plehrash”.

“Tomosz kishte gjithë jetën përpara, ai kishte një djalë të porsalindur, i cili tani është pa baba”, shtoi ajo.

Të tre burrat u larguan në Shqipëri pas vrasjes, por u ekstraduan përsëri në Mbretërinë e Bashkuar për t’u gjykuar.

Hetimi ishte një nga hetimet më të mëdha dhe më komplekse të ndërmarra ndonjëherë nga Policia e Uellsit të Jugut, me arrestime në Shqipëri, Francë dhe Gjermani.

Rasti përfshinte grupe të krimit të organizuar nga Anglia juglindore dhe Evropa.

Gjykata dëgjoi se shqiptari Hysland Aliaj ishte zjarrfikës në Shqipëri dhe luajti një rol të rëndësishëm në një operacion shpëtimi pas një tërmeti në vend, duke marrë një çmim për trimëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat